Ronaldo e dëshiron në skuadër, Juventus transferon yllin portugez në janar!

Juventus nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri dhe Biankonerët pritet që të kryejnë disa përforcime në merkaton e janarit.

Portali spanjoll Don Balon, shkruan se Ronaldo ia ka kërkuar Agnellit transferimin e Ruben Neves në merkaton e janarit.

Portugezi dëshiron që këtë vit ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe beson se me transferimin e Neves skuadra do të jetë shumë më e mirë se tani.

Për transferimin e Neves, Agnelli është i gatshëm të ofrojë 50 milionë euro, ndërsa Wolves vështirë se do ta refuzojë një ofertë të tillë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here