Bombë nga Anglia: Lautaro në Old Trafford, ylli i United te Inter

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez është objektivi kryesorë i drejtuesve të Manchester United, raportojnë mediat britanike.

Lautaro Martinez është i lidhur me një largim nga Interi për një kohë të gjatë, ndërsa Barcelona konsiderohej si favorite për transferimin e tij.

Mirëpo Djajtë e Kuq kanë gati ofertën joshëse për Interin dhe janë të gatshëm tia ofrojnë Neroaxurëve kartonin e Anthony Martial dhe 50 milionë euro për Lautaron.

Inter dhe Lautaro kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, mirëpo kërkesat e argjentinasit janë të papërballushme për Neroaxurët.

Për këtë shkak Inter mund ta pranojë ofertën e United, por edhe për faktin se  Conte e pëlqen shumë Martial-in.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here