Derbi në merkato, Juventus dhe Barcelona në garë për yllin e Ajax

Juventus dhe Barcelona në garë për yllin e ri të Ajax.

Siç raporton Tuttosport, Juventus dhe Barcelona do të duelojnë në merkato për të siguruar shërbimet e talentit të ri të Ajax, Ryan Gravenberch.

Edhe pse vetëm 18-vjeç, Gravenberch e ka fituar epitetin si Pogba i ri falë aftësive teknike dhe fizikut.

Gravenberch ka debutuar me skuadrën e parë të Ajaxit këtë sezon, ku ka luajtur në 5 ndeshje dhe ka regjistruar dy asistime.

Vlera e tij në treg është rreth 20 milionë euro dhe mbetet ta shohim se ku do të transferohet verën e ardhshme.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here