E bujshme: Abramovich synon rikthimin e Hazar dhe De Bruyne te Chelsea

Mediat angleze kanë lëshuar një lajm bombastik.

Sipas raportimeve të fundit, Roman Abramovich synon rikthimin e Eden Hazard dhe Kevin De Bruyne te Chelsea.

Chelsea nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri edhe përkundër përforcimeve të shumta dhe Abramovich është i gatshëm të bëjë çmendurinë.

Hazard i cili u largua nga Chelsea vitin e kaluar, nuk ka arritur të ambientohet te Reali, pas lëndimeve të shumta dhe Blutë e Londrës besojnë se mund ta rikthejnë belgun në Stamford Bridge.

Chelsea do të paguaj rreth 80 milionë euro për rikthimin e Hazard. De Bruyne nga ana tjetër ka kontratë me Cityn deri në vitin 2023 dhe verën e ardhshme Chelsea mund ta transferojë atë për 80-90 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here