E bujshme: Dybala out, Juventus ka gjetur pasuesin për 100 milionë euro!

Lajm bombastik nga Spanja!

Siç raporton portali i njohur spanjoll Don Balon, Juventus është i gatshëm ta shesë Dybalan dhe me paratë e arkëtuara nga shitja e tij do të transferojnë Mohamed Salah nga Liverpooli.

Dybala është gjithnjë e më pranë largimit nga Juventusi, pasiqë nuk po gjen gjuhë të përbashkët me drejtuesit e klubit për rinovimin e kontratës.

Interesim për të kanë shfaqur disa gjigantë europian dhe Zonja e Vjetër pritet të arkëtojë më së paku 80 milionë euro nga shitja e tij.

Agnelli ka piketuar Salah si pasuesin ideal dhe është i gatshëm të ofrojë 100 milionë euro për ta transferuar egjiptianin në Torino.

Salah është i hapur për një largim nga Anfield, pasiqë ka fituar gjithçka me The Reds dhe dëshiron sfida të reja.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here