Pirlo ka gati transferimin që do i shpëtojë vendin e punës!

Siç raporton ESPN, Juventus ka rikthyer interesimin e saj për transferimin e Paul Pogbas nga Manchester United.

Kjo pasi Djajtë e Kuq po bëjnë gati një ofertë për të rinovuar me francezin mirëpo me një pagë të reduktuar, fakt ky që mund të mos i pëlqejë fare futbollistit i cili mund të vendosë për tu larguar.

Andrea Pirlo është një admirues i madh i tij dhe ka shprehur hapur dëshirën tek drejtuesit e klubit për rikthimin e tij në Torino.

Paul Pogba nga ana tjetër nuk ka mohuar dëshirën e tij që prapë të rikthehet tek Zonja e Vjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here