Isco transferohet në Serie A!

Raportet në mes të Isco Alarcon dhe trajnerit Zinedine Zidane nuk kanë qenë aspak të mira kohëve të fundit dhe kjo gjë tashmë dihet publikisht.

Ditë më parë këta të dy patën një përplasje verbale ku Isco e kritikoi sesi Zidane e nxirrte nga fusha ose prej fillimit të pjesës së dytë ose nga minuta e 60 dhe kur e fuste në fushë e fuste vetëm në 10 minutat e fundit.

Nga e gjithë kjo situatë mesa duket do të përfitojë Juventusi e cila po bën gati transferimin e spanjollit gjatë janarit.

Isco duket i lodhur nga kjo situatë e krijuar në Santiago Bernabeu dhe është i gatshëm për një transferim në Torino.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here