Zenit kontakton me Pochettinon!

Zenit St Petersburg ka kontaktuar me ish trajnerin e Tottenham Hotspur, Mauricio Pochettinon për mundësinë që ai të marrë drejtimin e skuadrës ruse, raporton Championat.

Trajneri aktual i Zenit, Sergei Semak ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me këtë skuadër dhe nuk synon që të qëndrojë më gjatë.

Pochettino nga ana tjetër ka qenë i papunë qysh prej largimit nga Tottenham në nëntorin e kaluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here