Asgjë nga rinovimi, Alaba drejt transferimit te Liverpooli

Bayern Munich janë larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin e kontratës dhe 28-vjeçari është gjithnjë e më pranë largimit nga Gjermania.

Bavarezët nuk kanë arritur të përmbushin kërkesat e Alabas dhe austriaku pritet ta vazhdojë karrierën në Premier League ose Serie A.

Sipas mediave angleze, Liverpooli ka kontaktuar agjentin e Alabas dhe The Reds janë të gatshëm ta transferojnë atë në Anfield.

Klopp e sheh Alaban si një përforcim ideal për skuadrën, pasiqë austriaku mund të luaj nga krahu i majtë në mbrojtje dhe në mesfushë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here