Barcelona synon rikthimin e Guardiolës

Victor Font është favorit për tu bërë president i Barcelonës pas dorëheqjes së Bartomeut.

Barcelona nuk po kalon momente aq të mira, ndërsa Sky Sport, raporton se Font planifikon rikthimin e Guardiolës në Camp Nou.

Guardiola e ka nisur keq sezonin te City dhe ky mund të jetë sezoni i tij i fundit në Etihad.

Nga kjo mundësi kërkon të përfitojë Barcelona dhe Blaugranët synojnë rikthimin e tij verën e ardhshme.

Guardiola është trajneri më i suksesshëm në historinë e Barcelonës dhe tifozët e duan rikthimin e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here