Dybala tek gjiganti i La Ligas!

Juventus dhe Paolo Dybala do të ndahen përfundimisht këtë janar ose në verën e ardhshme.

Kjo gjë do të ndodhë falë marrëdhënieve aspak të mira mes futbollistit me trajnerin aktual Andrea Pirlon nën urdhërat e të cili Zonja e Vjetër nuk po kalon aspak një formë të mirë.

Skuadra e re e Dybalas mund të jetë ajo e Real Madrid pasi Florentino Perez dhe Zinedine Zidane kanë shfaqur interesimin për transferimin e argjentinasit.

Siç raporton Daily Mail, Los Blancos po bëjnë gati një ofertë në drejtim të Juventusit e cila edhe mund të pranojë një gjë të tillë duke parë se bisedimet për rinovimin e kontratës nuk po japin kurrfarë rezultati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here