Inter pas Maksimovic të Napolit!

Inter do të tentojë transferimin e mbrojtësit të Napolit, Nikola Maksimovic nëse ky i fundit do të refuzojë rinovimin e kontratës me skuadrën nga jugu i Italisë, raporton kështë Calcio Mercato.

Kontrata aktuale e 28 vjeçarit skadon në fund të këtij sezoni dhe ai i ka kërkuar skuadrës së Napolit dyfishimin e pagës ose në të kundërt do të marrë vendimin për tu larguar gjatë verës së ardhshme ose edhe këtë janar.

Inter ka shfaqur interesim për të disa herë dhe tashmë nëse Napoli dështon për ta mbajtur atë në skuadër atëherë Neroazzurët nuk do të lëshojnë mundësinë për transferimin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here