Liverpool përsëri pas Koulibaly!

Liverpool duket se akoma nuk ka hequr dorë nga transferimi i Kalidou Koulibaly dhe gjatë janarit do të tentohet prapë transferimi i tij, raporton kështu Calcio Mercato.

The Reds tashmë e kanë të obliguar për të blerë një qendër mbrojtës të ri pas dëmtimit të frikshëm që pësoi Virgil Van Dijk dhe që do ta mbajë muaj larg fushave të blerta.

Koulibaly është parë si zëvëndësuesi ideal i holandezit dhe besohet se skuadra e Klopp do të sforcohet më shumë në janar për të bërë të mundur këtë transferim edhe nëse do të thotë që të plotësojë shifrën që kërkon Napoli për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here