Arrihet marrëveshja, Icardi rikthehet në Serie A!

Mauro Icardi duket se ka gati hakmarrjen për skuadrën e Interit.

Në mediat po spekulojnë zërat që një marrëveshje është arritur mes Paris Saint Germain dhe AC Milanit për transferimin e sulmuesit argjentinas në San Siro.

Sulmuesi nuk po arrin të gjejë hapësirën e nevojshme tek skuadra e Thomas Tuchel dhe nga ana tjetër agjentja dhe gruaja e tij Wanda Nara i uroi fitoren Milanit në derbin kundër Interit, gjë që ka krijuar shumë thashetheme.

I gjithë ky operacion pritet që ti kushtojë Milanit diku rreth 75 milionë euro mirëpo një gjë e tillë nuk përbën problem pasi një aksion i tillë është aprovuar edhe nga Ivan Gazidis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here