Arsenal e interesuar për Szoboszlai!

Mesfushori i Red Bull Salzburg, Dominik Szoboszlai ka rënë në radarët e skuadrës së Arsenalit, raporton kështu The Express.

Topçinjtë e shohin 20 vjeçarin si zëvëndësuesin ideal të Mesut Ozil i cili me shumë mundësi gjatë verës së ardhshme do të largohet nga skuadra londineze.

Objektivi kryesor i Arsenalit padyshim që mbetet Houssem Aouar i Lyonit mirëpo Mikel Arteta po kërkon që ta pasurojë listën e merkatos me futbollistë të talentuar për të rritur opsionet në merkato.

Dominik Szoboszlai ka qenë një futbollist shumë i kërkuar gjatë verës që sapo kaluam ku Milani kishte shfaqur interesim të madh për të por në fund vendosi mos të bëj hapa konkret për blerjen e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here