Barcelona harron të fitojë, Katalanasit barazojnë edhe me Deportivo Alaves

Barcelona vazhdon të mos gjej rrugën e fitores në La Liga.

Skuadra e drejtuar nga Ronald Koeman, Barcelona, ka regjistruar edhe një ndeshje pa fitore në La Liga, duke luajtur baras 1:1 me Alaves.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi për skuadrën e Deportivo Alaves, pas një gabimi trashanik të Neto.

Rioja ishte ai që shfrytëzoi gabimin e portierit, për t’i dhënë Alaves epërsinë 1:0 në minutën e 31’.

Barcelona rriti presionin duke kërkuar golin. Goli erdhi vetëm në minutën e 63’, me francezin Antoine Griezmann që dërgoi topin në rrjetë.

Alaves luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 62’, kur Jota u ndëshkua me kartonin e kuq.

Barca kështu tashmë ka vetëm tetë pikë, aq sa ka edhe skuadra e Deportivo Alaves.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here