Chelsea në ndjekje të Ginter!

Blutë e Londrës po planifikojnë transferimin e përfaqësuesit të Gjermanisë gjatë afatit kalimtar të janarit.

Chelsea i ka vënë syrin mbrojtësit të Borussia Monchengladbach, Matthias Ginter, siç raporton e përditshmja gjermane Kicker.

26 vjeçari do të shitet nga skuadra gjermane në qoftë se Chelsea bën një ofertë prej rreth 35 milionë funtash, shifër kjo që do të bindte klubin gjerman për ta lënë atë të lirë të largohej.

Në qoftë se realizohet ky transferim atëherë Ginter në Stamford Bridge do të bashkohet me bashkëkombasit e tij, Timo Werner dhe Kai Havertz mirëpo gjithçka mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në janar ose në merkaton e verës së ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here