De Vrij do vazhdojë qëndrimin tek Inter!

Mbrojtësi i Interit, Stefan De Vrij mesa duket ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë akoma tek skuadra Neroazzure dhe do nënshkruajë një kontratë afatgjate, siç raporton Don Balon.

Barcelona gjatë merkatos së kaluar tentoi që të transferojë 28 vjeçarin mirëpo dështoi për të arritur një marrëveshje me të në momentet e fundit duke bërë që gjithçka të dështojë.

De Vrij ka vendosur që të injorojë çfarëdo lloj interesimi që vjen nga skuadra e Barcelonës për të rinovuar prapë me skuadrën e Contes ku pritet që të nënshkruajë një kontratë të re ku për çdo sezon pritet që të përfitojë hiç më pak se 5 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here