E bujshme: Barcelona mund ta shesë Messin në janar për shkak të krizës financiare

Barcelona është e detyruar të ul pagat e futbollistëve brenda javës për 190 milionë euro, pasiqë rrezikon falimentimin.

Njëra nga opsionet për ta shpëtuar klubin nga falimentimi është edhe shitja e Lionel Messit në merkaton e janarit.

Edhe pse të gjithë në klub e duan qëndrimin e Messit, është pikërisht paga e argjentinasit ajo që është duke i shkaktuar humbje financiare Blaugranëve.

Messi përfiton 70 milionë euro nga Barcelona bruto dhe largimi i tij do ta shpëtonte klubin nga falimentimi.

Drejtuesit e mëparshëm vendosën që ta mbajnë Messin në klub edhe përkundër problemeve ekonomike.

Mbetet ta shohim se si do të rrjedhin gjërat deri në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here