Guti në vend të Zidane!

Emri i Gutit po lakohet ditëve të fundit si zëvëndësuesi i mundshëm i Zinedine Zidane tek stoli i Real Madrid pas formës së dobët që po kalojnë Los Blancos nën drejtimin e francezit, raporton kështu Don Balon.

Zidane e ka gjetur veten në vështirësi të mëdha pas një fillimi aspak të mirë të sezonit dhe një pozicioni aspak të mirë që ka aktualisht në grupin e Champions League.

Ish mesfushori i Real Madrid, Guti është përmendur si emri i mundshëm që mund të pasojë francezin mirëpo ky nuk është emri i vetëm pasi ka zëra që thonë se këtë pozitë mund ta marrë Xabi Alonso ose edhe Raul.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here