Juventus has vështirësi të nënshkruajë me Dybalan!

Skuadra e Juventus ka hasur në probleme të mëdha për të gjetur akordin për të nënshkruar një kontratë të re me Paolo Dybalan, raporton Calcio Mercato.

Kontrata aktuale e argjentinasit skadon më 2022 dhe ai dëshiron një kontratë të re nga e cila do të përfitonte rreth 15 milionë euro në sezon në Allianz Stadium.

Marrëdhëniet e tij me Andrea Pirlon nuk janë aspak të mira edhe pse Juventusi po kërkon ta fshehë një fakt të tillë.

Megjithatë Juventusi në situatën aktuale që po kalon mund të përballojë vetëm një kontratë me pagë vjetore prej 10 milionë eurosh, 5 më pak sesa që kërkon ai.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here