Juventus nuk e ka ndërmend të durojë Pirlon, ja emri i ri për stolin!

Juventus ka nisur sezonin e ri në një mënyrë aspak të mirë duke bërë që edhe pozicioni i Andrea Pirlos të vihet në dyshim tashmë.

Biankonerët gjatë kësaj vere shkarkuan Maurizio Sarrin edhe përkundër faktit që ky i fundit fitoi Serie A-në, gjë që Pirlo vështirë ta bëj këtë sezon.

Në tri ndeshjet e fundit Juventus ka barazuar dy ndeshje në Serie A dhe në mesjavë humbi 0-2 në shtëpi kundër skuadrës së Barcelonës.

Agnelli i ka kërkuar atij që të rikthejë skuadrën sa më shpejtë në rrugën e duhur ose përndryshe mund të pasojë pushimi nga puna dhe emri që do të vijë në krye të Zonjës së Vjetër do të jetë ai i Roberto Mancinit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here