Ramos kërkon kontratë 2 vjeçare tek Real Madrid!

Sergio Ramos po kërkon një kontratë të re dy vjeçare me skuadrën e Real Madrid, siç raporton The Sun.

Kapiteni i Spanjës kërkon që të qëndrojë në Santiago Bernabeu deri në vitin 2023 ndërsa nga ana tjetër Real Madrid është e gatshme që ti ofrojë vetëm edhe një vit qëndrim.

Ramos aktualisht është në vitin e fundit të kontratës dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet verën e ardhshme.

Emri i tij është lakuar prej shumë skuadrave por skuadra më serioze dukej se ishte ajo e Juventusit që shfaqi interesim për shërbimet e tij dhe tek kjo skuadër ai do të ribashkohej me Cristiano Ronaldon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here