Bombë: Luka Modric transferohet në Serie A!

Drejtuesit e Realit kanë bërë të ditur se për momentin nuk po zhvillojnë bisedime me Luka Modric për rinovimin e kontratës.

E përditshmja spanjolle Marca, shkruan se kroati dëshiron të qëndrojë në Madrid dhe është i gatshëm të pranojë ulje page. Kontrata e tij me Los Blancos skadon në fund të sezonit.

Megjithatë Reali, nuk i ka ofruar ende kontratë të re dhe nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët e Milanos.

Calciomercato, raporton se Inter dhe Milan kanë kontaktuar agjentin e kroatit dhe synojnë transferimin e tij verën e ardhshme me parametra zero.

Conte e pëlqen shumë kroatin, ndërsa Rosonerët e shohin atë si një përforcim ideal për skuadrën, pasiqë Modric me eksperiencën e tij mund të kontribojë shumë në një ekip të ri në moshë si Milani.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here