Derbi i takon Topçinjëve, Arsenali mposht Unitedin në Old Trafford

Arsenali e ka mposhtur Manchester Unitedin në kuadër të javës së shtatë në Ligën Premier me rezultat 1-0.

The Gunners triumfuan në Old Trafford, duke i vazhduar kështu Djajve të Kuq ecurinë negative në shtëpi.

Pjesa e parë filloi mjaftë mirë për Arsenalin që krijuar disa shanse të mira për shënim dhe kishin posedimin e topit.

United filloi të këndellje dhe në minutën e 22-të rrezikoi me anë të Mason Greenwood, mirëpo Bernd Leno priti me lehtësi gjuajtjen e tij.

Willian më pas kishte mundësinë që të kalon Arsenalin në epërsi, por që goditi vetëm shtyllën pingule.

45 minutëshi i dytë ishte edhe më i zjarrtë me dy skuadrat që tentonin të kalonin në epërsi.

Por, mysafirët e fituan një penallti fal Paul Pogbas që bëri një ndërhyrje të palejuar në lojtarin e Arsenalit.

Pierre-Emerick Aubameyang e mori përgjegjësinë dhe në minutën e 69-të e kaloi Arsenalin në epërsi.

Deri në fund, skuadra që drejtohet nga Mikel Arteta arriti që të mbante epërsinë, për t’u larguar nga Old Trafford me tri pikë.

Pas javës së shtatë, Arsenali gjendet në vendin e tetë me 12 pikë, derisa Unitedi është në të 15-in me shtatë sosh.

Në javën e tetë, Unitedi do të takohet me Evertonin, derisa skuadra londineze do të ketë punë me Aston Villën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here