E bujshme: Dominik Szoboszlai transferohet në Serie A, por te rivalët e Milanit!

Dominik Szoboszlai ishte i lidhur për një kohë të gjatë me një transferim te Milani, gjatë kohës kur pritej që Ralf Rangnick ta merrte drejtimin e Rosonerëve.

Në fund drejtuesit vendosën që Pioli të vazhdojë me drejtimin e skuadrës dhe Szoboszlai nuk u transferua në San Siro.

Megjithatë duket se polaku do ta vazhdojë karrierën te një tjetër gjigant italian. Calciomercato.com, raporton se interesim për transferimin e 20-vjeçarit ka shfaqur Juventusi.

Biankonerët nuk e kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri. Edhe përkundër numrit të madh të mesfushorëve, mesfusha nuk po funksionon mirë.

Njëri nga lojtarët që do të largohet nga Juventusi në fund të sezonit është Aaron Ramsey dhe Pirlo e ka piketuar Szoboszlai si pasuesin ideal.

Kontrata e polakut skadon në vitin 2022 dhe Zonja e Vjetër mund ta transferojë atë për 15-20 milionë euro.

Shifër kjo mjaftë e ulët duke e pasur parasysh se Szoboszlai është vetëm 20-vjeç dhe ka një të ardhme të ndritur.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here