E bujshme nga Spanja: Riqui Puig te gjiganti italian!

Riqui Puig në Serie A.

Që nga ardhja e Ronald Koeman te Barcelona, Riqui Puig nuk po luan aspak, pasiqë stili i tij i lojës nuk përshtatet me skemën e strategut holandez.

Katalanasit ishin të gatshëm ta huazojnë atë, mirëpo Puig vendosi që qëndrojë te Barcelona dhe të luftojë për vendin e titullarit.

Mirëpo 21-vjeçari nuk po fiton aspak hapësira dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Barcelona në janar.

Don Balon, raporton se interesim për huazimin e Puig ka shfaqur Juventusi, pasiqë Pirlo e pëlqen shumë atë.

Pirlo beson se arsyeja kryesore e rezultateve jo të mira në sezonin e ri qëndron te vija e mesfushës.

Edhe pse i ri në moshë, Pirlo ia ka kërkuar Agnellit huazimin e Puig, pasiqë beson se 21-vjeçari mund ta ndihmojë skuadrën me kreativitetin e tij.

Juventus ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Barcelonën dhe marrëveshja mund të arrihet me lehtësi.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here