E zbulon Nadal: Ja përse bën tifo me Realin dhe jo Barcelonën

Rafael Nadal ka zbuluar se përse ka zgjedhur të jetë prej kohësh tifoz i Real Madridit dhe jo i Barcelonës.

Tenisti numër një në botë ka kohë që përkrah Los Bnalcos, madje shpesh herë tifozët kanë parë atë në ndeshjet e madrilenëve, kur stadiumet ishin të mbushura.

Por, Nadal ka treguar arsyen se përse e përkrah Real Madridi dhe jo Barcelonën.

“Babai im dhe e gjithë familja kemi qenë gjithmonë madrilen. Kur gjyshi im ka luajtur për Barcelonën, natyrisht se e kemi përkrahur”, ka thënë spanjolli.

“Ai më pas kaloi te Mallorca dhe ne u ndamë në dy pjesë: Disa janë me Barcelonën dhe disa me Real Madridin”.

“Unë gjithmonë e kam pëlqyer Real Madridin dhe gjithmonë i shikoj ndeshjet e tyre”, ka shtuar më tej Nadal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here