Nainggolan do të largohet nga Interi gjatë janarit!

Bashkëpunimi në mes të Interit dhe Radja Nainggolan mesa duket do të vjen kah fundit kur të hapet afati kalimtar i janarit, muaj ky kur pritet që edhe futbollisti të largohet përfundimisht nga Giuseppe Meazza.

Aktualisht skuadra më e interesuar është Cagliari dhe rikthimi tek kjo skuadër për belgun është opsioni më i mundur momentalisht.

Calcio Mercato ka raportuar se mesfushori 32 vjeçar është i gatshëm edhe për një largim nga Serie A mirëpo duhet të shikohen skuadrat që kanë interesim për të blerë atë pas Inter për shërbimet e tij kërkon plot 10 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here