Neymar nuk dëshiron transferimin tek Barca!

BARCELONA, SPAIN - FEBRUARY 04: Lionel Messi (R) of FC Barcelona celebrates with his teammate Neymar Santos Jr after scoring his team's second goal during the La Liga match between FC Barcelona and Athletic Club at Camp Nou stadium on February 4, 2017 in Barcelona, Spain. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Neymar i ka dhënë një shuplakë të gjitha spekulimeve që e shihnin atë të rikthehej prapë tek skuadra e Barcelonës pasi vet lojtari tashmë e ka përjashtuar një opsion të tillë.

Neymar nuk dëshiron më transferimin tek Barcelona dhe rinovimi me skuadrën e Paris Saint Germain duket më pranë se kurrë, raportojnë kështu mediat franceze.

Braziliani ka kohë që po përflitet për një rikthim të mundshëm në Camp Nou mirëpo tani ai po pret rinovimin e kontratës me kampionët francezë për të vazhduar qëndrimin në Ligue 1.

Mirëpo asgjë nuk ka përfunduar përderisa tek Barcelona akoma nuk është zgjedhur presidenti i ri ku janë premtuar shumë blerje të mëdha nga kandidatët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here