Perez ka gati 85 milionë euro, Reali transferon yllin e Bayernit

Verën e ardhshme pritet që Florentino Perez të bëjë goditje të mëdha në merkato dhe Los Blancos kanë piketuar disa emra të mëdhenj.

Ylli i fundit që ka përfunduar në shënjestrën e Realit është Joshua Kimmich. 25-vjeçari është njëri nga lojtarët më në formë për momentin në Europë.

Kimmich mund të luaj si mbrojtës i krahut të djathtë, mesfushor dhe sulmues. Prandaj Zidane e dëshiron atë në skuadër, ndërsa Perez nuk e ka ndërmend të kursehet.

Perez është i gatshëm të ofrojë 85 milionë euro për Kimmich, aq sa kërkon Bayerni. Kontrata e tij aktuale me Bavarezët skadon në vitin 2023.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here