E FUNDIT: Eriksen tek Real Madrid, ylli i Los Blancos tek Inter!

Zhvillimet e fundit sa i përket merkatos janë shumë të frytshme për skuadrën e Interit.

Kjo për faktin se është duke u punuar që mesfushori i Real Madrid, Isco Alarcon të transferohet në Giuseppe Meazza dhe për shërbimet e tij Inter do i dhurojë madrilenëve kartonin e sulmuesit danez, Christian Eriksen që ashtu më nuk bën pjesë në planet e skuadrës zikaltër.

Isco nga ana tjetër kërkon me çdo kusht largimin nga Real Madrid pasi ka kohë që nuk bën më pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane dhe kjo situatë tashmë është bërë e padurueshme për dhe Interi duket shpëtimi për karrierën e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here