E vendosur, Milan në janar transferon yllin e Barcelonës!

Sipas raportimeve të Sport, Milan ka vendosur që këtë janar të fillojë bisedimet për transferimin e mbrojtësit që zotërohet nga Barcelona, Emerson Royal.

Futbollisti është i huazuar tek Real Betis deri në qershor të vitit të ardhshëm dhe tek Barcelona ka shumë pak mundësi të zërë një vend titullarit pasi katalanasit kanë transferuar tashmë Sergino Dest nga Ajax.

Mbrojtësi brazilian mund të jetë një zgjidhje ideale për mbrojtjen e Milanit pasi Rossonerët merkaton e fundit dështuan që të transferonin mbrojtësin e Manchester United, Diogo Dalot.

Për shërbimet e Emerson Barcelona gjatë kësaj vere kërkonte një shifër prej 20 milionë eurosh por kjo shifër në janar mund të ulet ndjeshëm nga katalanasit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here