Everton shënjestron Iscon!

Everton ka identifikuar mesfushorin e Real Madrid, Isco Alarcon si objektiv kur merkatoja e janarit të rihapet, të paktën kështu raporton The Sun.

Përfaqësuesi i kombëtares spanjolle është shumë i vendosur për tu ribashkuar me ish trajnerin e tij Carlo Ancelotti, por kësaj rradhe në Goodison Park pasi tek Real Madrid nuk e ka më një vend në formacionin e Zinedine Zidane.

Los Blancos janë të gatshëm që atë ta huazojnë në janar dhe pastaj në fund të sezonit ta shesin për një shifër prej 20 milionë eurosh mirëpo skuadra angleze qysh tani është duke e menduar mundësinë e transferimit final për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here