Inter transferon një sulmues tjetër!

Mesa duket dëshira e Antonio Contes për të transferuar edhe një sulmues tjetër tashmë do të realizohet.

Ai i kërkoi drejtuesve të klubit transferimin e Olivier Giroud për tu bashkangjitur me Romelu Lukakun në sulm mirëpo kjo dëshirë nuk u plotësua nga drejtuesit e klubit.

Mirëpo tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe francezi ka mundësi të transferohet tek Inter gjatë muajit janar.

Kjo për arsye se talenti i Interit, Andrea Pinamonti është një futbollist me shumë potencial mirëpo akoma i mungon përvoja e duhur për të qenë një qendër sulmues tipik dhe ky rol tek Inter është një pozicion që vetëm futbollist me eksperiencë mund ta plotësojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here