Juventus pa mëshirë në merkato, gjen zëvëndësuesin e Alex Sandros!

Juventus ka gati transferimin e parë për merkaton e janarit dhe bëhet fjalë për David Alaban e Bayern Munich.

Bayern Munich dhe austriaku duket se nuk do të vazhdojnë më bashkëpunimin në mes vete pasi dëshira e futbollistit ka qenë që të largohet nga bavarezët për një aventurë të re larg Gjermanisë.

Është pikërisht skuadra e Juventusit që po vlerëson mundësinë e transferimit të tij edhe pse largimi nga Bayern Munich lidhet edhe me kërkesën e tij për një pagë prej 15 milionë eurosh në sezon, shifër kjo e papërballueshme në këtë krizë ekonomike.

Zonja e Vjetër po mundohet që të transferojë atë me parametra zero gjë që edhe do i mundësonte atij një pagë më të lartë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here