Leicester kërkon huazimin e Jovic!

Për Luka Jovic duket se po hapet rruga për të vazhduar karrierën e tij në Premier League.

Leicester City po eksploron të gjitha mundësitë e mundshme për ta sjellë sulmuesin serb në Premier League nga Real Madrid, raporton kështu The Mirror.

Zinedine Zidane nuk llogaritë në shërbimet e tij kështu që qëndrimi tek Los Blancos duket vetëm një humbje kohe për karrierën e tij.

Sulmuesi serb qysh prej transferimit në Spanjë asnjëherë nuk arriti formën e tij më të mirë duke bërë kështu që 60 milionë eurot që madrilenët i investuan tek ai të dilnin një dështim i vërtetë që duhet sado pak të reduktohet me ndonjë shitje të mundshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here