Liverpool dhe Chelsea monitorojnë Olise!

Liverpool dhe Chelsea po monitorojnë anësorin e Reading, Michael Olise, raporton kështu TeamTalk.

18 vjeçari ka qenë i përfolur për një transferim të mundshëm tek Borussia Dortmund, AS Monaco dhe gjiganti italian i Napolit tashmë që talenti ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratë së tij me Reading.

Olise gjatë viteve të mëhershme sa ishte fëmijë kishte kaluar kohë tek kampet e Manchester City  dhe Chelseas ku u rrit shumë profesionalisht para se të transferohej tek Reading në 2016 dhe tashmë ka filluar sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme duke bërë kështu që Liverpool dhe Chelsea të jenë shumë të interesuara për shërbimet e tij.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here