Milan kontratë të re për Ibrahimovic!

Milan dëshiron të shpërblejë formën e jashtëzakonshme që po kalon Zlatan Ibrahimovic me një kontratë të re që ka afat deri më vitin 2022, raporton kështu Calcio Mercato.

39 vjeçari u rikthye në fillim të këtij viti në San Siro për ti ndihmuar Rossonerët që të arrinin sa më lartë në Serie A dhe tashmë po e sheh veten të lidhur me këtë skuadër për të paktën edhe dy vite të tjera.

Ibrahimovic po kalon një formë të jashtzakonshëm në këtë sezon 2020-2021 ku për 4 ndeshje të zhvilluar ka shënuar plot 7 herë.

Kjo ka mjaftuar që drejtuesit e Milanit të binden për formën e tij duke i ofruar një kontratë edhe për të paktën 1 vit tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here