PSG do transferojë yllin e Inter në janar!

Paris Saint Germain këtë janar do të ketë mundësinë e artë për të siguruar shërbimet e Christian Eriksen.

Kjo pasi vet skuadra Neroazzure ka vendosur për ta lënë atë të largohet nëse vjen oferta e duhur gjatë merkatos dimërore, raporton Gazzetta dello Sport.

Përfaqësuesit e mesfushorit danez po shqyrtojnë mundësinë e largimit në mes të këtij sezonit pas interesimit të shfaqur nga gjiganti francez i cili kërkon me ngulm shërbimet e tij.

Media nga Milano bën të ditur se ditët e ardhshme janë vendimtare për të ardhmen e tij dhe nëse PSG ofron shifrën e duhur atëherë ai do të transferohet në kryeqytetin francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here