Alaba i është ofruar Real Madridit!

Të panjohurat e merkatos verore që lamë pas tashmë kanë filluar të dalin dhe njëra prej tyre është ajo për David Alaba.

Mbrojtësi i Bayern Munich i ishte ofruar skuadrës së Real Madrid për një transferim të mundshëm gjatë merkatos që lamë pas, raporton kështu Calcio Mercato.

Austriaku po kërkon një skuadër të re pasi kontrata e tij skadon në vitin 2021 me bavarezët dhe këta të fundit nuk pranojnë ti ofrojnë një rritje page atij.

Alaba nga ana tjetër kërkohej edhe nga Barcelona dhe Liverpool mirëpo Real Madrid është skuadra që ai dëshiron të transferohet më shumë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here