Asgjë nga Barcelona: Memphis Depay transferohet në Serie A

E përditshmja spanjolle Marca, shkruan se me dorëheqjen e Josip Maria Bartomeut nga posti i presidentit të Barcelonës, transferimi i Memphis Depay në Camp Nou nuk do të ndodh.

Ronald Koeman ia kishte kërkuar transferimin e Depay, Bartomeut dhe Barcelona tentoi transferimin e tij verën e kaluar por pa sukses.

Katalansit pritej që ta transferojnë holandezin në janar, mirëpo me dorëheqjen e Bartomeut gjërat kanë ndryshuar. Barcelona ka hequr dorë nga Depay dhe tani e ardhmja e 26-vjeçarit shihet në Itali.

Interesim për Depay kanë shfaqur Milan, Roma, Juventus dhe sipas të gjitha gjasave verën e ardhshme holandezi do të transferohet në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here