Bomba e janarit: Dele Alli transferohet në Serie A!

Që nga fillimi i këtij sezoni, Dele Alli nuk po luan aspak te Tottenham dhe 24-vjeçari është i gatshëm të ndryshojë skuadër në janar.

Në muajt e parë nën drejtimin e Mourinhos, Dele Alli ishte njëri nga lojtarët kyç te Tottenham, por në sezonin e ri situata ka ndryshuar tërësisht.

Dele Alli  ka luajtur vetëm 66 minuta këtë sezon në Premier League dhe në janar dëshiron largimin nga Spurs.

Calciomercato.com, raporton se 24-vjeçari mund ta vazhdojë karrierën në Itali, pasiqë interesim për të kanë shfaqur Inter dhe Milan.

Alli është mesfushorë ofanziv, mund të luaj nga krahu i majtë dhe në qendër para sulmit, prandaj Conte e sheh atë si pasuesin ideal të Eriksen, i cili pritet të largohet në janar nga Interi.

Milan gjithashtu ka shfaqur interesim për huazimin e tij me opsion blerjeje. Neroaxurët shihen si favoritë, pasiqë mund të arkëtojnë para nga shitja e Eriksen.

Vlera e anglezit në treg është rreth 50 milionë euro dhe mbetet ta shohim se ku do të përfundojë Dele Alli në janar.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here