Inter prapë pas Messit!

Duket se Lionel Messi po shndërrohet në një obsesion për skuadrën e Interit e cila asesi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga dëshira për ta veshur argjentinasit me fanelën zikaltër.

Lionel Messi raportohet se ka marrë një ofertë të re nga Neroazzurët, të paktën kështu raporton e përditshmja spanjolle OK Diario.

Argjentinasi ka një kontratë me Barcelonën që skadon verën e ardhshme dhe është në gjendje të flasë me përfaqësuesit e skuadrave tjera të interesuara qysh prej muajit janar.

Kjo gjë i jep shumë shpresë edhe fansave të Interit të cilët ëndërronin Messin qysh prej kohës kur klubi udhëhiqej nga Massimo Moratti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here