Juventus udhëheq garën për Emerson!

Juventus po udhëheq garën për të siguruar shërbimet e mbrojtësit të Chelseas, Emerson Palmieri, sipas raportimeve të Calcio Mercatos.

Inter ka qenë gjithashtu shumë e interesuar për transferimin e tij mirëpo Zonja e Vjetër po bën gati ofertën që këtë janar ta transferojë atë në Allianz Stadium në formë huazimi dhe pastaj me të drejtë blerjeje në fund të sezonit.

Emerson është një futbollist i tepërt tek Chelsea pasi që më nuk bën pjesë në planet e Frank Lampard dhe deri më tani nuk ka marrë pjesë në asnjë ndeshje për Blutë e Londrës gjatë këtij sezoni dhe largimi duket zgjidhja e vetme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here