Maldini ka gjetur zgjidhjen për mbrojtjen: Milan transferon yllin e Ajax

Milani është në kërkim të një qendërmbrojtësi për një kohë të gjatë.

Rosonerët tentuan transferimin e Milenkovic nga Fiorentina verën e kaluar, por pa sukses.

Ditët e fundit është raportuar për interesimin rreth Ozan Kabak, mirëpo garës i është bashkuar edhe Liverpooli, prandaj Maldini ka kthyer vëmendjen kah një tjetër mbrojtës.

Sipas MilanNews, Milan ka shfaqur interesim për transferimin e mbrojtësit të ri të Ajax, Perr Schuurs.

Schuurs konsiderohet si De Ligt i ri në Holandë dhe 20-vjeçari ka luajtur 8 ndeshje me Ajaxin këtë sezon.

Ai ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2022, ndëra Milan mund ta transferojë për 10 milionë euro.

Schuurs gjithashtu përshtatet me filozofinë e re të Milani, pasiqë është i ri në moshë dhe premton shumë.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here