Neymar me kontratë të re tek PSG!

Ylli brazilian mesa duket ka rënë dakord për të nënshkruar kontratën e re me gjigantin francez, Paris Saint Germain.

Marca raporton se Neymar është shumë pranë të vërë në laps kontratën e re me PSG.

Kontrata e re do të thotë që Neymar do ti japë fund sagës së ndjekjes nga Barcelona që dëshironte rikthimin e tij në Camp Nou për ta ribashkuar atë me Lionel Messin.

Kjo gjë mund të ndikojë direkt edhe tek Lionel Messi i cili duket i lodhur me situatën që po kalon Barcelona dhe pikërisht ai duke mos përjashtuar edhe ndonjë surprizë këtë janar ku City është shumë e interesuar për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here