Perez sytë kah Milano, transferon ‘trurin’ e skuadrës së Interit!

Florentino Perez po bëhet gati për verën e ardhshme dhe padyshim që do të jetë një merkato e pasur për Los Blancos.

Duket se transferimi i parë i skuadrës madrilene do të jetë sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez.

Don Balon shkruan se Perez po bën gati një ofertë stratosferike ku argjentinasi do të përfitojë plot 10 milionë euro në sezon dhe këtë për 5 sezone.

Negociatat mes Interit dhe sulmuesit kanë ngecur për shkak të pagës sepse zikaltërit nuk ofrojnë më shumë se 5 milionë euro për të.

Pikërisht këtë gjë po kërkon ta shfrytëzojë presidenti madrilen i cili po bën gati një ofertë e cila duket e parezistueshme nga Lautaro i cili nuk duket shumë i vendosur për të ardhmen tek Interi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here