Sarri i rikthehet detyrës në Serie A!

Nuk shkuan shumë muaj dhe rikthehet përsëri Maurizio Sarri në krye të një skuadre italiane.

Kësaj rradhe bëhet fjalë për Fiorentinën e cila po bën mend emërimin e tij për shkak të formës së dobët që po tregon trajneri aktual, Beppe Iachini.

TuttoSport raporton se emri i preferuar është ai i Sarrit dhe se tani që ai është i lirë prej largimit nga Juventus po bëhet gati një ofertë 3 vjeçare për të në Firenze.

Fiorentina prej sezonit tjetër po bëhet gati për një revolucion të vërtetë dhe Sarrit do ti bëhet gati një projekt ambicioz ku do tentohen garat europiane për skuadrën La Viola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here