Schalke konfirmon interesimin e Milanit për Kabak!

Schalke ka konfirmuar se për Ozan Kabak që mund të transferohet tek Liverpool interesim ka shfaqur edhe skuadra italiane e Milanit.

Kabak e ka konsoliduar veten si njëri prej mbrojtësve më premtues në Europë qysh prej transferimit të tij tek Schalke nga Stuttgarti për 15 milionë euro në qershorin e 2019.

20 vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5 vjeçare në Veltins Arena dhe qysh prej atëherë ka luajtur 30 ndeshje për skuadrën bardhekaltër duke shënuar gjithashtu edhe 3 gola.

Milani shpresonte shumë që do kishte mundësinë për të transferuar turkun mirëpo interesimi i madh i Liverpoolit ka zbehur mundësitë e saj duke marrë parasysh kushtet më të mëdha financiara që kanë The Reds.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here